Sex

Gjumin apo seksin? Ja kë zgjedhin gratë!

Cilësia e keqe e gjumit mund të çojë në një jetë seksuale jo të kënaqshme për shumë gra. Sipas studimit të botuar në “Menopause: The Journal of The North American Menopause Society”, cilësia e mirë e gjumit ishte e lidhur me të pasurit më shumë aktivitet seksual.

Dr.Stephanie Faubion, e cila drejton “Qendrën e Klinikës Mayo për Shëndetin e Grave” tha se:

Nëse vendosni gjumin ose seksin para një gruaje të lodhur, ajo do të zgjedhë gjumë çdo herë.

Por nuk janë vetëm gratë ato që përjetojnë mosfunksionime seksuale për shkak të gjumit të dobët. Prek gjithashtu edhe burrat. Një studim i vitit 2009 zbuloi se apnea obstruktive e gjumit, një çrregullim potencialisht serioz, në të cilin frymëmarrja vazhdimisht ndalet dhe fillon ishte i lidhur me mosfunksionimin erektil dhe vështirësitë seksuale tek burrat.

Gjumi i keq gjithashtu çon në një rrezik më të lartë të mosfunksionimit të ereksionit. Ka shumë faktorë të tjerë që lidhin gjumin me seksin. Orgazmat nuk janë vetëm relaksuese, por çlirojnë disa hormone që ndihmojnë në rritjen e cilësisë së gjumit për gratë dhe burrat pas seksit.

Tek gratë, për shembull, nivelet e estrogjenit rriten pas orgazmës dhe kjo mund të përmirësojë ciklet REM të gjumit dhe të promovojë një gjumë më të mirë gjatë natës. Tek burrat, orgazma rrit prodhimin e një hormoni të quajtur prolaktin që nxit “gjumin e valëve të thella”, lloji që i duhet trupit për t’u qetësuar.

Ndërkaq, fjetja me një person tjetër jo vetëm që na siguron ndjenja sigurie, lidhje dhe afërsie, por gjithashtu ka përfitime të konsiderueshme shëndetësore, si ulja e niveleve të kortizolit ose ulja e inflamacionit. Megjithatë, disa njerëz thjesht duken të papajtueshëm me gjumin.

Kundërshtimi i cikleve të gjumit, gërhitja, mbulesa e batanijes dhe të tjera janë vetëm pengesa që çojnë në nivele të ulëta të kortizolit. Këto janë disa probleme të zakonshme që prekin çiftet para gjumit.