Celebrities Showbiz

Gjykata dënon me 4 vite burg personin që vodhi qentë e ikonës së muzikës Lady Gaga!

Vitin e kaluar u njoftua se kujdestari i dy qenve të këngëtares së famshme Lady Gaga, Ryan Fischer ishtë qëlluar nga disa hajdutë dhe qentë e saj u rrëmbyen. Por dy bulldogët francezë u gjetën të sigurt dhe u dorëzuan në polici. Gjatë asaj kohe kujdestari i qenve, Ryan Fischer, u qëllua me armë nga dy burra që rrëmbyen qentë në Hollywood, Los Angeles. Detajet sesi u gjetën qentë janë të paqarta ende.

“Associated Press” tha se një grua i kishte sjellë në Stacionin Policor të Komunitetit Olimpik në Los Angeles dhe përfaqësuesit e këngëtares kishin konfirmuar se ishin të sajat. Rikujtojmë, se Lady Gaga kishte ofruar 500,000 dollarë shpërblim për kthimin e tyre të sigurt.

Por së fundmi një gjykatë në Kaliforni dënoi një nga tre burrat e akuzuar për vjedhjen e qenve të Lady Gaga me katër vjet burg. Jaylin Keyshawn White, 20 vjeç, pranoi se ishte pjesë e një bande që sulmoi dhe qëlloi kujdestarin e qenve Ryan Fischer, ndërsa ai po merrte tre bulldogët francezë të yllit të muzikës, respektivisht Koji, Gustav dhe Miss Asia, për një shëtitje në Hollywood në shkurt 2021.

Kujtojmë se Jackson u arrestua së bashku me katër persona të tjerë vitin e kaluar për incidentin me kujdestarin e qenve të artistes, Ryan Fischer, të cilin e qëlluan katër herë në gjoks. Të njëjtit po përpiqeshin t’ia merrnin qentë ndërkohë që ai po i shëtiste. Jackson u akuzua për incidentin me Ryan për tentativë vrasje, grabitje të shkallës së dytë dhe komplot për të kryer grabitje, midis shumë akuzave të tjera.