Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Jennifer Lopez shkëlqeu në eventin e “Dolce &  Gabbana”-s por kishte harruar një detaj i cili ra shumë në sy!

Në një nga eventet e realizuara së fundmi nga “Dolce & Gabbana”, ishin të shumtë yjet që morën pjesë dhe shkëlqyen me veshjet e tyre. Ata kishin zgjedhur që me look-un e tyre të mahnisnin publikun dhe të gjithë të ftuarit në atë event. Shumë të famshëm ranë në sy për veshjet e tyre madhështore, por nuk kishte si të mos mungonte ylli Jennifer Lopez. Ajo i mahniti të gjithë me veshjen e saj që kishte zgjedhur të vishte për atë eveniment, i cili këtë herë u mbajt në Venecia.

Këngëtarja kishte veshur pantallona të zeza mëndafshi të zbukuruara me trëndafila dhe taka të shkëlqyeshme. Edhe kanatierja e shkurtër ishte e shoqëruar dhe e mbushur plot e përplot me gurë të shëndritshëm. Look-u i saj ishte kompletuar me pelerinen e madhe me dizajnin e luleve. I gjithë look-u i saj ishte kuruar deri në detaj, por kishte një problem shumë të vogël.

Faux pas: There's no doubt that Jennifer Lopez looked sensational as she turned up at the Dolce & Gabbana fashion show in Venice on Sunday night - but she failed to notice the price tag was still on her cape

52-vjeçarja kishte harruar një detaj shumë të vogël por goxha të rëndësishëm. Në pelerinën e saj madhështore ajo kishte harruar të hiqte etiketën e çmimit. Ajo ra në sy teksa po ecte në fillim krah truprojeve të saj përgjatë një korridori ku ajo dilte nga hoteli i saj. Ajo u bë më e dukshme në momentin kur këngëtares bukuroshe iu desh të zbriste për tek varka, e cila do ta çonte tek vendi ku do të zhvillohej evenimenti.

Sweeping in: She stepped onto her water taxi in her dramatic ensemble

Mesa duket stilistët nuk kanë arritur ta vërenin etiketën e saj, e cila ishte e kapur në pelerinë. Për make-up  e saj ishte kujdesur artisti Mary Phillips dhe për flokët Chris Appleton. Kur ajo arriti atje, dukej thjesht mahnitëse dhe u cilësua si një nga të veshurat më bukur. Jennifer gjithmonë ka spikatur me veshjet e saj sidomos në evenimente me një rëndësi shumë të madhe.

Rikujtojmë se, Jennifer ka qenë së fundmi edhe në qendër të vëmendjes për shtëpinë e saj e cila akoma nuk ka arritur që të gjejë një blerës pas kaq shumë kohësh. Sipas një burimi të brendshëm, Lopez vendosi ta shiste shtëpinë, pasi kuptoi se nuk ishte një vend privat për të jetuar.