Celebrities Music Showbiz

Jesy Nelson rikthehet si këngëtare solo pas problemeve serioze të shëndetit…

Kohët e fundit, përdoruesit e rrjetit social Twitter kanë vënë në dukje dhe kanë bërë reagime të shumta për mungesën e këngëtares Jesy Nelson në media dhe në rrjete sociale të ndryshme. Megjithatë, artistja angleze theu heshtjen në një postim të fundit në Instagram mbrëmjen e djeshme, për t’i dhënë fansave një përshkrim të shkurtër të asaj që kishte munguar deri më sot, duke bërë të ditur se po nis karrierën e saj si këngëtare solo.

Ylli 30-vjeçar, u largua nga grupi i famshëm “Little Mix” në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, duke qenë se kishte probleme me shëndetin mendor. Por gjatë kësaj kohe ajo ka punuar shumë në projekte të reja për të bërë rikthimin si këngëtare e pavarur. Në një postim të publikuar në Instagram, ajo ka njoftuar fansat për kapitullin e ri të saj. Ajo ka shkruar krahas postimit:

Kapitulli i ri!

Nelson u largua nga “Little Mix” në vitin 2020 pas nëntë vitesh pjesë e tij, për t’u përqendruar në shëndetin e saj mendor. Në grupin e famshëm muzikor, ajo ka qenë së bashku me artistet Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards.