Celebrities Gossip Showbiz

Ky detaj na paska shpëtuar të gjithëve, Jennifer dhe Ben nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram?!

Edhe pse romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është kthyer tanimë në qëndër të vëmendjes, diçka që është vënë re së fundmi ka bërë që rrjeti të shpërthejë me komente. Duket se dyshja e njohur nuk e ndjekin njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Instagram. Pavarësisht se u Jennifer e zyrtarizoi lidhjen e tyre në Instagram në muajin korrik, një kërkim i vogël me emrat e tyre në listën e personave që ata ndjekin, bëri që të mos gjendeshin gjëkundi.

Numri i ndjekësve të Ben në Instagram është 94 dhe përfshin ekipin Boston Red Sox, revistën “GQ”, dhe kompaninë e prodhimit të Matt Damons, “Pearl Street Films” dhe disa llogari të tjera. Lopez nga ana tjetër ndjek 1,315 llogari duke përfshirë 21 faqe fansash të J. Lo-së, por llogaria e Affleck mungon. Nëse shkojmë pak më thellë, të dy ata nuk kanë asnjë aktivitet të përbashkët në internet.

Megjithatë, pavarësisht këtij detaji, çifti duket se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe kanë rrëmbyer zemrat e fansave.  Një burim i tha revistës “People” se ndërsa ata të dy kanë muaj të ngarkuar pune që i presin përpara, çifti po planifikon që t’i kalojnë pushimet së bashku, duke qenë të ndërgjegjshëm për t’i dhënë fëmijëve të tyre përparësi.

Ata të dy do të kenë një pushim. Për Jennifer, Krishtlindjet kanë të bëjnë me fëmijët. Ajo e bën atë shumë të veçantë për ta. Ben dëshiron të jetë gjithashtu me fëmijët e tij.

Rikujtojmë se, aktori i njohur Ben Affleck nuk mund të mos rrijë pa folur për Jennifer Lopez. Në intervistën e tyre të parë të përbashkët që nga ribashkimi i tyre pas thuajse 18 vitesh, Ben kishte vetëm fjalë të ëmbla për të thënë për Jennifer. Ai shtoi se ishte i mahnitur nga efekti i Jennifer dhe shpjegoi se ai beson se karriera e tij nuk mund të krahasohet kurrë.