Showbiz

Liam Payne i propozon të dashurës së tij për martesë, ja si duket unaza që ka kushtuar plot 3 milionë paund

Ish-pjesëtari i “One Direction”, Liam Payne i ka propozuar të dashurës së tij prej 2 vitesh për martesë.

Këngëtari britanik u ul në gjunjë për t’i bërë propozimin më romantik partneres së tij, modeles nga Teksasi, Maya Henry.

Ajo çfarë ka tërhequr gjatë një daljeje të tyre në publik, ishte unaza gjigante prej diamanti që bukuroshja 20-vjeçare mbante në gishtin e saj.

Një aksesor që bie menjëherë në sy dhe që ka kushtuar plot 3 milionë paund.