Celebrities Gossip Showbiz

Majk zbulon dy artistët e njohur me të cilët do të sjellë një bashkëpunim!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Projektet muzikore të artistit shpesh numërojnë miliona klikime në platformën YouTube, e kështu kanë qenë dhe dy bashkëpunime të tij të mëparshme të kthyera në hit me reperin e njohur Capital T. Epo, mesa duket pas ‘Pasha jetën’ dhe ‘Hala’, dyshja kanë vendosur të na surprizojë sërish, këtë herë së bashku me një super artist si Ledri Vula dhe këtë e kanë zbuluar me anë të një Instastory ku shfaqen së bashku gjatë xhirimit të videoklipit të tyre.

Para vetëm dy javësh, Majk solli projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me artisten Diona Fona. ‘Po pi’ në kaq pak kohë pas publikimit ka arritur afro 2 milion klikime në platforëm YouTube duke rezultuar një duet mjaft i suksesshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=xTqX3bxrzPM