Celebrities Music Showbiz

Më në fund, publikohet DONDA e shumëpritur nga Kanye West!

Reperi Kanye West më në fund e ka publikuar albumin e shumëpritur “DONDA”, tashmë në çdo platformë transmetimi. Reperi filloi njoftimin e albumit të ri dy vjet më parë. Ai organizoi tre festa, ku mysafirët mund të dëgjonin disa nga këngët dhe për një kohë jetoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për t’u përqendruar në procesin e regjistrimit.

“DONDA” përmban 27 këngë, me këngën “Jail pt 2”, të cilën e regjistroi me reperin DaBaby, aktualisht nuk është e mundur të dëgjohet, sepse menaxheri i tij nuk e ka miratuar. DaBaby ka qenë kohët e fundit në titujt kryesorë të mediave për komentet e tij homofobike në koncerte dhe më vonë  duke fshirë faljen e tij publike në internet, ndërsa Kanye tha se nuk donte ta fshinte këngën sepse vetëm DaBaby kishte deklaruar publikisht se do të votonte për të në garën për president të Amerikës.

Emra të tjerë të famshëm në album janë: Jay-Z, Travis Scott, The Weeknd, Playboy Carti dhe Pop Smoke. Ndërkohë reperi bashkëpunoi dhe me Marilyn Manson në performancën e 3 -të të shfaqjes për albumin e ri.

Rikujtojmë se, burime të shumta kanë treguar për E! News se Kim Kardashian nuk ishte në dijeni se Marilyn Manson dhe DaBaby do të luanin një rol në shfaqjen e albumit të Kanye West, “DONDA”. Një burim i brendshëm pranë Kim zbulon për E! News ekskluzivisht se ajo ishte “shumë e mërzitur” kur mësoi për përfshirjen e Marilyn. Rocker-i po përballet me akuza të shumta për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale, të cilat ai i ka mohuar.