Celebrities Showbiz

Në Festivalin e Muzikës gjatë performancës së Olivia Rodrigo-s ndodh e papritura!

Në Festivalin e Muzikës ‘iHeartRadio’ i cili u mbajt në Las Vegas këtë vit gjatë performancës së këngëtares Olivia Rodrigo ka ndodhur një incident. Ndërkohë që këngëtarja po performonte hitet e saj disa nga fansat të cilët ishin të pranishëm janë përleshur me njëri-tjetrin.

Fansat janë përfshirë në një zënkë ku edhe arsyet nuk dihen ende por gjatë sherrit përveç zënkave me fjalë ata kanë vazhduar edhe në përleshje fizike. Kjo është bërë e ditur pasi një përdorues i rrjetit social TikTok kishte postuar video-n ku kishte shkruar se:

Ne thjesht po përpiqeshim të shijonim Olivia Rodrigo-n!

Në video-n  që u bë menjëherë virale në TikTok tregohet se si 2 persona zihen me njëri-tjetrin dhe më pas fillojnë sherri degradon edhe me grushta ku edhe turma shikohet shumë e friksuar. Përleshja e tyre, e cila u nda përfundimisht nga të pranishmit e tjerë që ishin aty afër.

Pavarësisht incidentit për të cilin këngëtarja 18-vjeçare nuk u vu në dijeni ajo gjatë shfaqjes u shpreh se:

Ju të gjithë jeni si gjithmonë fansat më të mirë. Kjo është e mahnitshme.

Rodrigo u bë e famshme gjatë kohës ku ajo ishte pjesë e ‘Disney Channel’ në “High School Musical: The Musical: The Series” dhe “Bizaardvark”. Këngëtarja më pas u bë akoma dhe më e njohur pasi lançoi hitin e saj më të pëlqyer edhe nga fansat e saj, me titull “Driver’s License” ku kënga mendohet se bën fjalë për një trekëndësh dashurie mes Joshua Bassett dhe shoqes në ‘Disney’ Sabrina Carpenter.

Rikujtojmë gjthashtu se Olivia pavarësisht se e di ndikimin që ka tek adhuruesit e saj, në një intervistë të dhënë së fundmi ajo është shprehur se dikur besonte se vetëm vajzat me ngjyrë të bardhë mund të ishin yje të famshme në botën e muzikës. Vlen për t’u theksuar gjithashtu se ajo është një nga këngëtaret që arriti të merrte një famë të padiskutueshme dhe të menjëherëshme, për këngët e saj dhe zërin e saj të veçantë.