Celebrities Gossip Music Showbiz

Vajzat e “Little Mix” shkëlqyen me pamjen e tyre në klipin e këngës së re, por prisni ato kanë edhe një surprizë!

Vajzat e grupit “Little Mix” dukeshin sensacionale dhe mjaft tërheqëse, me veshjet e tyre si perëndesha të bukura për këngën e tyre më të re ‘Love Sweet Love’. Perrie Edwards, Leigh-Anne Pinnock dhe Jade Thirlwall janë pjesë e grupit të famshëm. Ato lajmëruan nëpërmjet llogarisë zyrtare të grupit të tyre, me një postim në rrjetin social Instagram se kur do të lançohet kënga e re.

 Love (Sweet Love) e premte.

Treshja i ngjajnë perëndeshave me fustanet e arta që kanë veshur. Perrie mund të shihet që është e ulur në dysheme pranë dy shoqeve të saj të grupit, të rrethuara nga lulet. Jade, ishte pranë tyre, ndërkohë që Leigh-Anne, doli në qendër, e ulur dhe teksa dha një vështrim shumë të egër përballë kamerës. Vajzat e kishin kompletuar pamjen e tyre me stoli prej ari, kapëse të mrekullueshme në flokët e tyre, të cilat ishin lënë lëshuar dhe me kaçurrela të lehta.

Mijëra fansa komentuan në postimin e tyre, për të treguar entuziazmin për njoftimin e lançimit të këngës, ndërsa të tjerët i vlerësuan për bukurinë e tyre. Teksa kënga pritet të lançohet në fund të kësaj jave me 5 Shtator, vajzat bukuroshe janë pothuajse gati për të lançuar edhe albumin e tyre të ardhshëm, i cili do të dalë në 12 Nëntor të këtij viti.

‘Between Us’ do të shënojnë 10 vjetorin e tyre si një grup pasi arritën famën në X Factor në vitin 2011 dhe do të përfshijnë hitet e tyre më të mëdha, si dhe këngë të reja. Do të jetë i pari që kur ish-shoqja e tyre e  grupit Jesy Nelson u largua nga grupi në dhjetor 2020. Grupi shpjegoi idenë e tyre pas albumit në fillim të këtij muaji në Instagram. Ato u shprehën:

‘Between Us’ 12.11 Ne jemi shumë të emocionuara për këtë album. Ai përfshin të gjitha hitet tona, si dhe disa këngë krejt të reja që mezi presim t’i dëgjoni. Ne nuk mund t’ju falënderojmë të gjithë për mbështetjen tuaj gjatë dhjetë viteve të fundit… ky album është për secilin nga ju që keni dëgjuar muzikën tonë, keni blerë një album ose keni kënduar me zemër në një nga shfaqjet tona. Ne nuk do të ishim këtu duke publikuar këtë album nëse nuk do të ishit ju.

2021 ka qenë një vit i ngarkuar për ‘Little Mix’ pasi Leigh-Anne dhe Perrie zbuluan se ishin në pritje të fëmijëve të tyre. Perrie zbuloi javën e kaluar se ajo kishte lindur fëmijën e parë me të dashurin e saj futbollist Alex Oxlade-Chamberlain. Vetëm disa ditë më vonë Leigh-Anne konfirmoi se ajo dhe i fejuari i futbollistit Andre Gray kishin mirëpritur në jetë binjakët e tyre.