Celebrities Film & Tv Magazine Pardon My French Showbiz

Nisur nga projekti i fundit, sa i guximshëm është Drilon Hoxha në jetën reale?!

I ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Drilon Hoxha. I vënë përpara pyetjeve të Jonida Aliçkolli dhe Arbër Cepanit, ai na zbuloi më shumë rreth projektit të tij të fundit kinematografik titulluar “Guxim”, ku ai vjen si skenarist e regjisor në bashkëpunim me Top Channel Films. Ai zbuloi disa detaje nga Premiera Absolute, e cila do të mbahet më datë 5 Prill në Cineplexx TEG, por edhe shumë të pathëna të tjera.

Sa i guximshëm është ai në jetën e përditshme? Është njeriu që mund të sakrifikonte për dashurinë kaq shumë edhe në realitet?

Unë i kam dhënë me prova për të gjithë ata që e dijnë. Jo vetëm për dashurinë, por për çdo gjë unë kam guxuar. Jam një njeri që kam filluar nga minusi, jo nga zero. Se kur fillon nga zero je në rregull prapë dhe kam guxuar për çfarëdo lloj gjëje. Qoftë me projekte, qoftë për dashurinë, qoftë për çdo gjë. Dhe ata që guxojnë, Zoti i ndihmon gjithmonë. I bashkon me Top Channel Films.

Ai është ndër të parët që ka bërë investim personal në kinematografië shqiptare, duke e financuar me paratë e tij filmat që ka bërë ndër vite, duke krijuar kështu një treg të ri, i cili do të vinte gjithmonë e më shumë në rritje.

Mezi pres që kjo kulturë të kthehet për publikun masivisht. Sa më shumë projekte të ketë aq më mirë është, sepse aty kuptojmë kush bën e kush nuk bën. Kështu që është një gjë e bukur.

A ka një dublant ai në këtë film aksion apo është treguar i guximshëm?

Unë nuk di karate dhe as t’i jap motorit. Është dublanti aty.