Celebrities Showbiz

Një çokollatë e re?! Po tani çfarë po kurdis Billie Eilish?

Së fundmi këngëtarja bukuroshe ka bërë me dije se do të sjellë në treg një risi të re, e cila nuk është më as një parfum, as një pajisje e vogël muzike, as disa palë atlete të reja të personalizuara dhe as një performancë e mrekullushme. Të gjithë me të drejtë mund të bëhemi shumë kuriozë.

Këngëtarja e hitit ‘No Time To Die’ ka vendosur që këtë herë të sjellë në duart e fansave të saj në mbarë botën një produkt të ri. Bëhet fjalë për një çokollatë. E veçanta e saj është se ajo nuk është si çokollatat që ne zgjedhim që të konsumojmë shpesh herë gjatë ditës, është një çokollatë vegane e cila ka në përbërjen e saj vëtëm 37% kakao dhe vlen për t’u theksuar fakti se të gjithë përbërësit e tjerë janë 100% organik të certifikuar dhe vegan.

E gjithë çokollata është e mbështjellë me një fletë metalike e cila është e përbërë gjithashtu nga një lëndë e parë e qëndrueshme dhe më pas nga një kuti e vogël kartoi gjithashtu e riciklueshme. Ky produkt i ri do të jetë i disponueshëm për të gjithë pas datës 1 dhjetor, por nëse keni frikë se mbarojnë dhe ju nuk do të keni mundësinë për ta bërë tuajën, ekziston mundësia që të bëni një ‘pre-order’. Kjo çokollatë kushton vetëm 10$.

Vlen për t’u përmendur se këtë herë ka qenë edhe parfumi i saj që ka arritur të finalizohet duke ardhur në duart e të gjithë dashamirësve dhe fansave të bukuroshes. Këtë lajm fantastik, i cili i lumturoi ndjekësit pamasë e ka bërë të ditur po vetë nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram ku kishte shkruar:

Nesër në mëngjes del “Eilish” në orën 09:00! @billieeilishfragrances mezi pret që të jetë në duart tuaja!