Gossip Showbiz

Nuk duroi më gjatë, Liam Payne rikthehet në krahët e ish-të fejuarës?!

Këngëtari i njohur Liam Payne po përflitet së fundmi në media për një rikthim me ish të fejuarën e tij Maya Henry. Edhe pse para pak javësh, Liam deklaroi se i kishin dhënë fund fejesës dhe fajësoi veten për ndarjen nga bukuroshja, së fundmi dyshja janë fotografuar sërish në shoqërinë e njëri tjetrit.

Ish-çifti mjaft i përfolur kohët e fundit në media janë parë teksa shëtisnin në Buckinghamshire. Personat që ndodheshin në të njëjtin vend janë shprehur për mediat se këngëtari dhe modelja nga Teksasi dukeshin shumë të afërt duke nxitur kështu aludimet për një rikthim mes tyre.

Rikujtojmë, se Payne nuk e ka treguar arsyen e ndarjes nga Maya, por ka pohuar se nuk ndihej mirë me veprimin që bëri, pra ka qenë ai që kërkoi përfundimin e marrëdhënies së tyre, gjë që sipas tij duhet të ndodhte. Në disa postime në Instagram ai ka shkruar se nuk duhet lënë të të ikë një person që e do me të vërtetë, edhe nëse duhet të mësosh t’i duash ata nëpërmjet gabimeve tuaja.

Sipas tij duhet lënë instikti që të të tregojë se sa nevojë ke për ta e që duhet t’i mbash afër. Para pak kohësh, në rrjet qarkulluan disa foto të artistit dhe ish-partneres së tij Cheryl Cole, 3 vite pas ndarjes. Dyshja janë fotografuar në ditëlindjen e parë të nipit të Liam dhe dukeshin mjaft mirë nën shoqërinë e njëri tjetrit.