Olivia Rodrigo është një nga artistet me një karrierë mjaft të suksesshme pasi këngët e saj janë kthyer në hite menjëherë pas publikimit të tyre. Së fundmi artistja vjen me një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj. Më 8 Shtator do të publikohet albumi i saj i dytë i shumëpritur me titull “Guts”.
Në rrjetet e saj sociale ajo shkroi:
Jam shumë krenare për këtë album dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju.
Pas këtij lajmi të shumta kanë qenë reagimet e fansave të cilët mezi po e presin. Pjesë e albumit do të jetë edhe kënga e titulluar “Vampire”, të cilën Rodrigo e njoftoi vetëm disa javë më parë. Kënga, që do të publikohet më 30 Qershor, do të shënojë këngën e parë të fitueses së çmimeve ‘Grammy’ që nga viti 2021.
View this post on Instagram
Rodrigo u bë e njohur për publikun në mbarë botën në moshën 17-vjeçare me këngën e saj të të parë “Drivers License”. Pas suksesit të kësaj kënge ajo publikoi albumin “Sour” që i dha Rodrigos tre çmime ‘Grammy’ dhe kryesoi listat e Billboard.
Kujtojmë se pas fitimeve të saj të çmimeve “Grammy”, Olivia ka shtuar edhe një tjetër çmim, atë të “Këngëtares së Vitit” të “ASCAP Pop Music Awards”. Këngëtarja ka marrë çmimin më të lartë ASCAP gjithashtu edhe çmimin e saj të parë duke prezantuar këngët e saj “Deja Vu”, “Drivers License” dhe “Good 4 U”.