Celebrities Music Showbiz

Një festë mature?! Olivia Rodrigo ka një kërkesë për të gjithë fansat e saj!

Olivia Rodrigo ka një kërkesë për të gjithë fansat e saj. Këngëtarja, 19 vjeçe, ndau një mesazh në rrjetin e saj social Twitter të premten, duke u kërkuar ndjekësve të saj të cilët do të marrin pjesë në koncertin në Detroit, Michigan i cili do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje, që të veshin ‘kostumet apo fustanet e maturës’ për të festuar.

Do të doja të bëja diçka të veçantë për shfaqjen e fundit të Gracie në Detroit. Dhe meqenëse është sezoni i maturës mendova se ndoshta mund ta kthejmë “SOUR TOUR” në “SOUR PROM”?

 

Abrams ka qenë pjesë e turneut të Rodrigos “Sour” që nga 5 prilli, kur shfaqja filloi për herë të parë. Ajo do të zëvendësohet në vazhdim nga Holly Humberstone kur shfaqja të shfaqet në “Radio City Music Hall” të Nju Jorkut javën e ardhshme. Artisti Baby Queen më pas do të marrë vendin kur turneu “Sour” të shkojë në Evropë midis 11 qershorit dhe 7 korrikut të kësaj vere. Përpara se të fillonte turneun e saj “Sour”, Rodrigo i tha PEOPLE se ishte “e kënaqur” që do ta përjetonte muzikën e saj drejtpërdrejt me fansat dhe mbështetësit. Turneu i Rodrigos do të përfundojë me një ndalesë në teatrin Eventim Apollo në Londër këtë verë më 7 korrik.

Kujtojmë se pas tre fitimeve të saj të çmimeve “Grammy” fundjavën e kaluar, Olivia Rodrigo ka shtuar edhe një tjetër çmim, atë të “Këngëtares së Vitit” të “ASCAP Pop Music Awards”. Këngëtarja merr çmimin më të lartë ASCAP gjithashtu edhe çmimin e saj të parë duke prezantuar këngët e saj “Deja Vu”, “Drivers License” dhe “Good 4 U” dhe do ta pranojë çmimin në një video ekskluzive në mediat sociale.