Celebrities Showbiz

Pak doza ëmbëlsie, Marina Vjollca vjen me dedikimin emocionues për vajzën e saj!

Marina Vjollca është një ndër prezantueset më të pëlqyera të publikut tanimë prej vitesh. Me datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin.

Së fundmi Marina ka publikuar një foto aq të ëmbël teksa mban vogëlushen e saj në krah. Sigurisht duke u siguruar si gjithmonë që portreti i Marget të mos zbulohet, Marina edhe këtë herë është treguar shumë e kujdesshme për këtë. Krahas postimit, moderatorja ka shkruar:

Ti je zemra ime që rreh jashtë trupit tim. MARGET❤️ Dashuri pa kushte.

Së fundmi në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, Marina ishte së bashku me motrën e saj, Luanën, për të treguar gjithë karrierën e tyre në Top Channel ndër vite që nga fillimet. Megjithatë jo vetëm kaq. Një temë që nuk mund të lihej pa u diskutuar ishte dhe mëmësia, tani që Marina është bërë nënë e Marget. Edhe pse moderatorja është treguar gjithnjë e rezervuar dhe nuk e ka zbuluar kurrë portretin e vajzës së saj në rrjete sociale.

Duket se ndjekësit kanë qenë gjithnjë kuriozë për të zbuluar se kujt i ngjan më shumë Marget dhe do të çuditeni me përgjigjen. Luana u shpreh kështu:

Për çudi më ngjan mua dhe Getit. Në fytyrë ka marrë pak nga unë, kurse mjekrën e ka si Geti. Por po e lë me kaq, nuk po zbuloj më shumë.