Celebrities Gossip Showbiz

Pas ‘diss’-it të Taylor Swift vjen edhe reagimi nga vetë Kim Kardashian!

Pothuajse një dekadë pasi filluan grindjet mes tyre, Taylor Swift me sa duket i ka bërë një ‘diss’ Kim Kardashian së fundmi në albumin e saj të ri, “The Tortured Poets Department: The Antology”, konkretisht me këngën “thanK you aIMee”.

Sigurisht që ishin fansat ata që menjëherë vunë në dukje se shkronjat e mëdha në titullin e këngës formonin emrin e Kim. Në lidhje me këtë situatë Kim Kardashian dëshiron që Taylor Swift të “ecë përpara” nga grindja e tyre shumëvjeçare.

Një burim i afërt i tha People të martën se Kardashian  e ka mbyllur kapitullin e dramës dhe mendon se është koha që fituesesja e Grammy-t të ndalojë. Kardashian “nuk e kupton pse Swift vazhdon ta përmendë atë”, tha burimi për gazetën. “Kanë kaluar vite.”

Taylor i befasoi fansat të premten duke publikuar jo një por dy albume – ky i fundit përfshinte një këngë me sa duket për situatën e saj me Kim. Në këngë, Swift pretendon se “lufta” e tyre nuk ishte aspak e drejtë. “Gjatë gjithë asaj kohe që ti po më sulmoje, unë po ndërtoja diçka”, thotë ajo në tekst. “Dhe nuk mund ta fal mënyrën se si më ke bërë të ndihem.

Rikujtojmë se zënka e madhe mes dyshes së njohur ka nisur që në vitin 2016. Kënga ‘Famous’ është e gjithë zanafilla e sherrit midis Taylor Swift dhe Kanye West. Përveç rreshtave që i dedikoi në këngë, Kanye gjithashtu e shfaqi statujën e dyllit të Taylor të zhveshur në videoklip, pranë disa figurave të tjera të njohura politike. “Videoklipi ‘Famous’ ishte hakmarrje pornografike. Gjatë një interviste për ‘Elle’, Taylor u shpreh se ende nuk i kanë kërkuar falje për sharjet e bëra publikisht, duke iu referuar sherrit midis saj dhe çiftit West, por pa përmendur emra.