Lifestyle

Po kërkoni që gjoksi juaj të duket perfekt?! Shmangni këto gabime me reçipetat!

Që reçipetat të arrijnë qëllimin e tyre, përkatësisht që gjoksi të duket më perfekt me to, është e nevojshme të kujdeseni se si lahen, thahen, por edhe t’i provoni mirë para se t’i blini. Shumica e grave shpesh bëjnë tri gabime kur është fjala për reçipetat.

1.Mos i lani shumë shpesh reçipetat

Nëse i lani shpesh reçipetat do të mund të ndodhë që shpejt të humbin elasticitetin dhe atëherë gjoksi nuk do të duket mirë në to. Rekomandohet që të lahen pasi janë veshur tri deri në katër herë.

2.Mos i thani me tharëse

Më së miri është që t’i thani sytjenat e sapolara në ambient. Shmangni tharësen.

3.Blini madhësinë e duhur

Reçipetat e madhësisë së duhur nuk duhet t’ju shtrëngojnë, as nuk duhet që gjoksi të lëvizë lirshëm në to e ndërkohë rripat s’duhet të bien nga shpatullat. Nëse doni që gjoksi t’ju duket më i madh, blini reçipetat me mbushje “push up”.

Për më tepër shihni këtë video:

Kur vjen puna te të brendshmet, gratë kanë parapëlqimet e tyre dhe mesa duket edhe meshkujt, por ndërsa të brendshmet e tyre janë bazike, gratë kanë një pafundësi zgjedhjesh. Sigurisht, çdo gjë që veshim, nga të brendshmet deri te palltoja, bëjmë mirë ta veshim për veten tonë, por është interesante të dimë edhe çfarë mendojnë ata. ‘Huffington Post’ bashkë me ‘AskMen.com’ kanë organizuar një sondazh dhe kanë pyetur rreth 2,700 burra për preferencat e tyre për të brendshmet e vajzave.