Celebrities Gossip Showbiz

“Princesha e të varfërve…”/Ish-partnerja e Amosit, ironizon Dea Mishel!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri.

Dhe kur flasim për raportet me njëri-tjetrin, shumë i spikatur është ai mes Dea Mishel dhe Amos. Dyshja është treguar shpeshherë e afërt, teksa ata e ngacmojnë njëri-tjetrin sa herë që të munden. Mirëpo, duket se ditët e fundit raporti i Dea Mishel dhe Amos ka pësuar një krisje, kjo u vërtetua edhe nga ‘Prime’-i i mbrëmjes së kaluar ku Dea u shpreh se nuk ka një pëlqim romantik për aktorin, sidomos pas puthjes që ndodhi mes tyre.

Në lidhje me këtë situatë mbrëmjen e djeshme edhe artistja e njohur Gigliola Haveriku ka dhënë komentin e saj. Kujtojmë se Gigliola ka pasur një romancë disa vjeçare me aktorin Amos Zaharia i cili është pjesë e garës për çmimin e madh në “BBV2”. Për ish-partnerin e saj, këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim, por për pëlqimin e tij brenda shtëpisë, kishte diçka për të thënë. Teksa ka postuar në Instastory foton e Dea Mishel, në momentin që ajo ndodhej në “Dhomën e Rrëfimit” për të folur për marrëdhënien me Amos, ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Princesha e të varfërve.

Theksojmë gjithashtu se Amosi para fillimit të spektaklit kur po diskutonte me Oltën dhe Bjordin u shpreh se:

I thashë hajde dhe futu tek dhoma e rrëfimit. Dhe mu shpreh tekstualisht që më sheh si shok. I thashë pse s’ma ke lënë ta kuptoj gjatë kësaj kohe, sepse më ke lëshuar vetëm sinjale të kundërta? Kam patur raste që unë kam qenë i tërhequr dhe me të tjerët e kam folur. Më vjen shumë keq tha, por kështu jam unë.