Auto & Moto

Renault vjen me rekord, shet më shumë se 770.800 automjete në gjysmën e parë të 2023!

Renault njoftoi se ka shitur më shumë se 770.800 automjete në mbarë botën në gjysmën e parë të 2023, që është një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Evropa mbeti tregu më i madh i markës franceze, me 501,985 automjete në gjysmën e parë të 2023. Shitjet në Evropë u rritën nga kërkesa në rritje për automjetet më fitimprurëse të segmentit C. Këto makina, të cilat përfshijnë modelet Austral, Counquest dhe Megane E-Tech, arritën shitje prej 136,195, një rritje prej 42% krahasuar me një vit më parë.

Kërkesa për Austral-in e ri, i cili doli në shitje në Francë vetëm në fund të vitit të kaluar, nxiti këtë rritje, me 39,495 shitje në gjashtë muajt e parë. Conquest ka qenë “bestselleri” i Renault në segmentin C, me 41.821 njësi të shitura.  Rritja e fortë në këto shitje nxit përparimin e markës Renault në rrugën e elektrizuar. Austral me 65% të shitjeve të versionit HEV dhe Arkana me 55% të shitjeve të HEV japin një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses.

Megane E-Tech tërësisht elektrik arriti në më shumë se 23,000 shitje në gjysmën e parë të vitit. Është makina elektrike më e shitur në segmentin e saj në Francë. Megane përbën pothuajse 50% të shitjeve të automjeteve elektrike Renault, të cilat arritën në 48,000 njësi. Nga gjysma e dytë e vitit 2023, Megane do të bëhet ndërkombëtar, me shitje që do të fillojnë ndër të tjera në Turqi dhe Brazil.