Celebrities Gossip Showbiz

Së bashku përpara koncertit, mos ndoshta Nora Istrefi dhe Yll Limani do të na surprizojnë këtë sezon veror?

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Teksa vetëm pak javë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve.

Megjithatë, kemi shpresa se artisti do të publikojë një këngë me Nora Istrefin, kjo pasi ditën e sotme dyshja do të performojnë së bashku dhe janë takuar disa orë më para duke ndarë me ndjekësit postime me të vërtetë shumë ‘funny’ me njëri- tjetrin. Nuk dihet nëse i ka bashkuar vetëm koncerti apo do të na surprizojnë me një bashkëpunim këtë sezon veror, megjithatë ne jemi ‘gjithë sy e veshë’ nga Ylli dhe Nora.

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.