Celebrities Showbiz

Supermodelja Kate Moss bëhet imazhi i koleksionit “SKIMS” të Kim Kardashian!

Kate Moss është fytyra e re e koleksionit të linjës së të brëndshmeve “SKIMS” të sjella nga Kim Kardashian. Supermodelja u shfaq tejet joshëse në fotot e reja të fushatës nga linja e yllit të “KUWTK” këtë të mërkurë.

Ikona britanike e modës, 47 vjeçe, tregoi linjat e saj perfekte me linjën më të re të koleksionit. Moss shfaqej shumë rinore aq sa për tu pasur zili dhe nga modelet në moshë më të re se ajo. Të martën u bë publik lajmi se ajo do të ishte imazhi i ri i markës.

Kim Kardashian ka ndarë në “Instagram” disa nga fotot e bëra gjatë setit me Kate Moss. Ajo u shpreh për të:

Kate është një ikonë mode. Ajo ka një influencë të pashtershme që vazhdon të përkufizojë breza të tërë kulture dhe stili.

Vetë marka “SKIMS” ka qenëndër të preferuarat e njerëzve që ndjekin modën që në momentin e parë të lançimit në vitin 2018. Kim shtoi se:

Ne dëshironim që të mbanim në fokus Kate. Ajo ka një prezencë të fortë, prandaj ne e ruajtëm setin e xhirimit që të ishte neutral për tu siguruar që të përshtatej me të. Kjo është Kate që tregohet plotësisht vetëvetja. Ajo është më e mira në punën e saj për një arsye.

Ndërkohë rikujtojmë se, ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian njoftoi se marka e saj e intimove, “SKIMS” do të dizenjojë veshjet zyrtare të të brëndshmeve, pizhamet dhe rrobat sportve për ekipin e SHBA-ve në Lojërat Olimpike të Tokios që do të mbahen më 23 Korrik.