Auto & Moto

Tanimë edhe me ngjyrë të kuqe, Tesla Model Y e disponueshme në Evropë!

Gigafabrika e Tesla-s në Berlin ofron një shumëllojshmëri të ngjyrave të automjeteve më shumë se fabrikat e tjera të prodhimit. Kompania, tani po shton përpjekjet e saj të marketingut për Model Y që tani është i disponueshëm për të porositur me një ngjyrë të kuqe Cherry Midnight.

Automjeti me këtë ngjyrë po i bashkohet opsionit Quicksilver dhe mund të porositet nga maji deri në qershor. Për vite të tëra, blerësit e Tesla-s mund të kishin porositur cilindo nga automjetet e saj në çdo ngjyrë që dëshironin për sa kohë që ishte e bardhë, e zezë, e kuqe ose blu.

Ndërsa tregu i automjeteve elektrike bëhet më i fortë dhe konkurrenca po rritet, Tesla u detyrua të ofronte më shumë zgjedhje për të joshur blerësit e rinj sikurse ngjyrat e reja për Model S, Model X dhe tani Model Y. Opsioni për këtë ngjyrë është i disponueshëm vetëm për makinat që porositen në Evropë dhe duhet të paguani një çmim ekstra prej 3,200 euro.

Tesla konsiderohet prodhuesi më fitimprurës i makinave në botë dhe CEO, Elon Musk tashmë ka fituar statusin e njeriut më të pasur në botë. Por, a reflekton kjo në pagat e punonjësve të kompanisë? Deri më tani, Tesla ka rreth 3,500 punonjës me kohë të plotë në fabrikën gjermane në afërsi të Berlinit, më saktësisht në Greenheide. Shumë informacione rreth kushteve të punës së prodhuesve të makinave elektrike mund të gjenden në portalin e vlerësimit Kununu.