Fashion

Vajza, këtu keni veshjet e duhura për një shtator plot stil!

Sapo kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe me siguri një nga shqetësimet kryesore të atyre që ndjekin modën është se çfarë duhet t’i shtojnë gardërobës së tyre. Ju ndoshta keni filluar të kurseni disa kombinime interesante në Instagram tani që temperaturat kanë rënë dhe thashethemet e shtatorit po vijnë.

Vjeshta është një super sezon kur bëhet fjalë për shfaqjen e stilit, kështu që përpjekjet tuaja nuk duhet të jenë të kota.

Çfarë duhet të keni parasysh?

Blini vetëm elementet që ndryshojnë pamjen tuaj dhe që janë në të njëjtën kohë shumë funksionale! Në cilin nga kombinimet e gjeni veten më shumë? Hidhi një sy kombinimeve më perfekte të këtij sezoni…

1. Xhaketa, xhinse, bluza të bardha të kombinuar me atlete ose taka. Thjesht perfekt!

 

2. Triko të gjera, përveçse janë komode, janë edhe në modë. Nuk besojmë se ka ndonjë vajzë që nuk ka një të tillë në garderobë.

3. Mbani në mend se kostumet janë kthyer fuqishëm edhe këtë sezon. Ku i kemi vajzat super klasike?

4. Pavarësisht stilit që keni, investoni në një palë xhinse të mira, sepse fundja pse jo?

5. Fundi i mëndafshit e kombinuar me një bluzë të trashë, thjesht “thërret” me të madhe që: “Vjeshta erdhi”!

6. Mos i injoroni jelekët. Ato janë më stil nga sa mendoni!

7. Xhinse blu të errëta dhe bluzë me vija. A ka një kombinim më praktik dhe elegant në të njëjtën kohë?!

Mes skenareve me shumë pikëpyetje, të paktën moda na jep njëfarë sigurie. Verës i erdhi fundi dhe tani do të fillojmë të lëmë mënjanë rrobat e lehta, ndaj dhe të gjithë jemi kuriozë për tendencat e modës, në mënyrë që ta kemi më të thjeshtë se çfarë duhet të zgjedhim për të veshur në muajt e ardhshëm.

Kjo është stina perfekte edhe për të mbajtur “hoodie”. Ato i përshtaten pafund motit duke qenë se temperaturat kanë filluar të ulen dhe ato do t’ju mbajnë ngrohtë. Në këtë link keni katër sugjerimet tona lidhur me “hoodie” që nuk duhet t’i mungojnë gardërobës suaj!