Vrasje me armë zjarri në Shkodër, viktima identifikohet si shtetasi Fatbardh Liçi. 53-vjeçari u ekzekutua sot në Lagjen “Guerile” të qytetit verior. Në fshatin Dobraç, u gjet i braktisur një automjet tip “Benz” që dyshohet se është përdorur nga autorët. Policia po punon për identifikimin kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e rrethanave të krimit. Një prej pistave lidhet me vrasje për gjakmarrje pas dyshimeve se Liçi është përfshirë në ekzekutimin e një personi, 7 vjet më parë.