Aktualitet

Vrau me çifte fqinjin/ Ky është autori Eduart Afmataj, konflikti për motive të dobëta!

Ky është autori Eduart Afmataj, i cili vrau me çifte fqinjin e tij Artur Çangut në Fushë Krujë mbrëmjen e së premtes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Nikël, ndërsa gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se viktima dhe autori ishin fqinj.

Sipas policisë, sherri ishte për motive të dobëta, ndërsa ende nuk dihen detajet.  Familjet përkatëse janë marrë në pyetje dhe nuk kanë raportuar asnjë konflikt të mëparshëm.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij”-njofton policia.

Personi që shihni në foto është viktima Artur Çangu, i cili mbeti i vrarë me çifte mbrëmjen e kësaj të premteje në Nikël të Fushë Krujës.

Fotoja e siguruar nga korrespondentja Vali Qyrfyçi është e disa viteve më parë.

LEXO EDHE: Tiranë/ Zbulohet një laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme dhe universiteteve, arrestohet një person