Pas skadimit të afatit për Reformën Zgjedhore, ku palët nuk arritën një marrëveshje, vjen reagimi i ambasadores amerikane. Yuri Kim i kërkon politikës të mbajë fjalën dhe të mos caktojë kushte të reja surprizë.“Të gjitha palët treguan angazhim për marrëveshje dhe ajo është jashtëzakonisht afër. Ju vendosët një qëllim, një afat më 31 maj. Tani është koha që të mos insistoni më për kërkesa të pazbatueshme apo me vendosjen e kushteve të reja. Është koha për ta mbajtur fjalën tuaj para qytetarëve. Është koha për marrëveshje” shkruan diplomatja amerikane në rrjete sociale.