Showbiz

Anulohen për shkak të pandemisë, koncertet më të rëndësishme të muzikës në SHBA

Coachella dhe Stagecoach janë dy koncertet që priten me padurim nga i gjithë publiku në SHBA ndërkohë që pjesa tjetër e botës shijon fotot e vecanta dhe shumëngjyrëshe që shkrepen në këto evente.

Fillimisht ishte menduar se koncertet që mbahen çdo fillim vere do të shtyheshin në tetor, por organizuesit e tyre në një deklaratë për shtyp njoftuan se nuk do të mbahen fare këtë vit.

Coachella dhe Stagecoach njoftohen se do të mbahen prillin e vitit të ardhshëm jo vetëm një fundjavë por 2 javë rresht si asnjëherë më parë.