Gossip

“Do të luaja në një film me skena të nxehta për 1 milion euro”, habit modelja shqiptare

Modelja Trejsi Sejdini ka qenë një nga emrat më të lakuar në mediat rozë kohët e fundit. Në rrjet kanë qarkulluar fjalë sikur Trejsi është në një marrëdhënie me reperin Don Xhoni.

Kjo erdhi pas publikimit të këngës së tij të re “Kokaina”, megjithëse bukuroshja deklaroi se ata kanë punuar bashkë vetëm për realizimin e klipit.

Gjatë një interviste për “Prive”, modelja u pyet nëse do të pranonte të luante në një film me skena të nxehta për 1 milion euro, ku ajo u përgjigj pa ngurrim duke thënë, “Normal që po.”

Ndër të tjera, Trejsi tha se lidhja e saj më e gjatë ka zgjatur 4 vite, ndonëse momentalisht është ‘single’.

https://www.instagram.com/p/CIYvnKHh_hB/