Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “BBV” e shumë të tjera.
Si e komenton ajo Gjestin?
Patjetër që kam kritika për Gjestin. Është një produk i ri në treg. Duhet të kishte disa kritere. Gjesti është një nga ato rastet që ka 40% krijimtari autentike, ai budalliku, ajo gallata e tepruar, ajo pakujdesia e të vepruarit. I bën dalje njerëzve pa arsyetim duke thënë “Natën e mire, u kry çdo sen”. Patjetër që fiton Gjesti.
Çfarë do i thoshte ajo Gjestit?
Gjestit do t’i thoja: Do të shkonte shumë t’i hiqte br*kët. Ndjehet shumë i lirshëm pa br*kë, në lëkurën e tij. Ka shumë njerëz të cilët e bëjnë këtë.
Në lidhje me lojën e Eglit do t’i thoja vazhdo dhe luaj deri kur Egli të kundëpërgjigjet me efektin pasqyrë. Ajo po bën një aktrim të shkëlqyer. Ka bërë një skenar shumë të mirë.