Celebrities Live From Tirana

“Pas BBV Egli vetëm do prodhojë dramë!”/ Mardiola Baco: Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo i shkon nga pas nëpër koncerte…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “BBV” e shumë të tjera.

Çfarë do bëjë Egli pas daljes nga “BBV”?! Lidhur me angazhimin në muzikë, Mardiola u shpreh:

Nuk është aq shumë karizmatike. Ato këngët me prerje venash kanë një audiencë të caktuar, nuk prodhon lekë. Njeriu që të jetë prodhimtar i një audience shumë të gjerë, janë njerëzit karizmatikë, një energji mbi normalen, jo arsyetures të mirë.

Egli pas “BBV” s’mund të bëjë asgjë përveçse të prodhojë një dramë.

A do të përfshihet Gjesti në këtë dramë?

Me Gjestin jo shumë, se ai s’do ketë kohë, do ketë koncerte. Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse i shkon nga pas nëpër koncerte, problemi i përndjekëses.

Lidhur me banorët e tjerë, ajo u shpreh:

Unë nuk bëhem fanse e askujt, kam pëlqyeshmëri për Gertën, po nuk mundet t’i heq vlerat asnjë lloj lojtari.

Gjestin në fund e shoh kokë më kokë me Rozanën. Gerta pengohet sepse ajo do të shpërthejë, por ruan statusin e të qënit nënë, të qënit bashkëshorte, kurse Rozana është më e lirshmë te kjo pjesë.