Celebrities Gossip Showbiz

Gjyqi publik i Johnny Depp vjen me pasoja, aktori shfaq probleme shëndetësore?!

Aktori i njohur Johnny Depp së fundmi është fotografuar duke dalë nga një hotel luksoz i mbajtur për krahu nga sigurimi. Menjëherë këto foto bënë xhiron e rrjetit duke u supozuar se aktori nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe duke shqetësuar kështu edhe fansat e tij. Por, mesa duket nuk ka asgjë për t’u shqëtësuar.

Një burim për ‘Page Six’ tha se ekipi i tij i sigurisë po e mbante aktorin të sigurt dhe larg turmave të mëdha të njerëzve. Burimi vijoi duke thënë:

Kudo që ai shkon, ai po rrethohet nga fansat.

Në foto, aktori dukej i shqetësuar me një filxhan në dorë, ndërsa po dilte nga hoteli luksoz me një burrë duke e mbajtur në krahun e tij të djathtë dhe një tjetër që qëndronte afër pas tyre. Që kur fitoi çështjen për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard ku iu dha një shpërblim prej 10.35 milionë dollarësh, Depp ka festuar “kthimin e jetës së tij”.

Rikujtojmë, se ditën e djeshme ai iu bashkua TikTok-ut dhe postoi videon e parë, ku falënderoi fansat për mbështetjen dhe theksoi dëshirën e tij për ta lënë pas gjyqin. Pas përfundimit të gjyqit të shumtë kanë qenë yjet që kanë treguar mbështetjen e tyre për Depp dhe shumë të pakët kanë qenë ata që kanë mbështetur Amber-in. Së fundmi motra e Amber, Whitney Heard reagoi për herë të parë pas dëshmisë së saj në sallën e gjyqit.

Amber Heard nga ana tjetër po e gjen mbështetjen te familja e saj pas vendimit të gjykatës që shpalli fitues ish-bashkëshortin e saj. Pasi juria mbajti anën e Depp, duke i dhënë atij 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 2 milionë dollarë dëmshpërblim për kundërpadinë e saj, Heard, bëri ​​një deklaratë duke thënë se ishte e zhgënjyer nga vendimi, të cilin ajo e quajti një “pengesë” për gratë.