I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Daniel Picaku, instruktor palestre. Ai ka treguar rëndësinë e të ushtruarit, çfarë ushtrimesh preferojnë më shumë vajzat dhe djemtë, si dhe ka dhënë disa këshilla…
A ka klientë që vijnë në palestër, por njëkohësisht kanë përdorur dhe Ozempic?
Unë nuk e di se çfarë kanë përdorur, por e di që përdorin drogëra të ndryshme. Medikamente, por që hyjnë tek drogërat që janë të jashtligjshme, që të ndihmojnë për performancë, për humbje peshe. Por si çdo gjë edhe ato kanë efekte anësore. Pastaj secili bën llogaritë e veta, a ia vlen barra qeranë apo jo. E di që e përdorin, e di që funksionon.
A kuptohet dikush që ka përdorur Ozempic?
Jo, nuk kuptohet. Vetëm nëse ka humbur shumë peshë për një kohë të shkurtër. Atëherë mund ta thuash që dikush e ka përdorur. Nëse ka humbur 40 kg për 3 muaj, atëherë ai ka përdorur diçka.