Në Savër të Lushnjës, sot në rrugë u gjet i pajetë një banor, dyshohet nga konsum i tepërt i alkoolit. Viktima u identifikua si shtetasi Skënder Malia, rreth 55 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, me pasoja fatale.
Banorët e zonës ishin të parët që konstatuan trupin e pajetë në rrugë e njoftuan policinë. Në vendngjarje shkuan uniformat blu dhe një autoambulancë. Pas ekzaminimeve të mëtejshme mjeko-ligjore, pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.