Celebrities Live From Tirana

“Nuk mund të shërohesh për 10 ditë!”/ Psikologia komenton rikthimin e Eglit në “BBV”: Ka trauma nga lidhja e kaluar…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte psikologe Bona Miekley për të komentuar rikthimin e Eglit në “BBV” e shumë të tjera.

Mund të jesh shumë i fortë, por marrëdhëniet toksike mund të të dëmtojnë. Mendoj që Egli është e fortë, por mendoj se ajo ka pasur një traumë edhe sa i përket lidhjes së kaluar, dhe nuk e di a e ka kaluar këtë traumë. Ka shumë njerëz të suksesshëm në anën profesionale, por kur vjen puna te pjesa e ndjesive është një pjesë e shpirtit të tyre që shkon drejt lëndimit.

Lidhur me rikthimin e Eglit, ajo u shpreh:

Nuk mund të shërohesh për 10 ditë. Aq sa kam parë nga gjuha e trupit dhe toni i zërit mendoj që nuk ka ardhur e shëruar.