Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte psikologe Bona Miekley për të komentuar rikthimin e Eglit në “BBV” e shumë të tjera. Sa i përket lidhjes toksike, Bona u shpreh:
Toksiciteti është varësi. Në marrëdhëniet toksike është një varësi shumë e pashëndetshme, shumë dëmtuese. Një person i tillë duhet të kuptojë rëndësinë e asaj që po kalon. Njerëzit e quajnë normale. Nuk heqin dorë nga marrëdhëniet toksike sepse kanë ndjesinë e frikës së humbjes, kanë frikë të rrinë vetëm, i japin vetes një shpresë të kotë.
Egli duhet ta evitonte Gjestin. Unë Eglit do i thoja që është shumë vajzë e fortë, ka bërë shumë punë me veten. Do i thoja të vazhdojë të kërkojë ndihmë për t’u shëruar, për të patur një konsultë të gjatë me psikologët, të kuptojë sa e çmuar është. Të mos lejojë të tjerët të kontollojnë ndjenjat e saj. Ajo është e vërtetë, gjuha e saj e trupit tregon shumë, sytë i ka me lot.