Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësira, që priten të jenë kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Në mesditë dhe pasdite, përgjatë relieveve malore në jug dhe juglindje të vendit, vranësirat pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Hera-herës, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht asaj jugperëndimore dhe në lugina, pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
12/26
Diell re
Kukës
13/27
Diell re
Lezhë
13/27
Diell re
Dibër
10/25
Diell re
Durrës
12/29
Diell re
Tiranë
14/29
Diell re
Elbasan
12/29
Diell re
Berat
12/29
Diell re
Vlorë
13/28
Diell re
Korçë
8/22
Diell re shi
Gjirokastër
10/27
Diell re shi
Sarandë
13/27
Diell re