Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime kthjellimesh. Reshje të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët bëhen prezente në orët e mesditës deri të pasdites, në zonën e veriut, si edhe në malësitë e zonës së qendrës e në jug.
Në relievet e larta malore, reshjet në periudha afatshkurtra marrin formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites ka ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 6 m/s, që hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/24
Diell re shi
Kukës
11/19
Diell re shi
Lezhë
15/24
Diell re shi
Dibër
10/21
Diell re shi
Durrës
12/25
Diell re
Tiranë
16/26
Diell re
Elbasan
13/26
Diell re shi
Berat
15/26
Diell re shi
Vlorë
15/25
Diell re
Korçë
8/18
Diell re shi
Gjirokastër
12/24
Diell re shi
Sarandë
15/25
Diell re