Politikë

Rama mesazh punonjësve të bashkisë së Tiranës: Bëni sa më mirë të mundeni punën…

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur sot në një takim tjetër me qytetarët në Tiranë, këtë herë në Njësinë 2.

Në nisje të fjalës së tij, para se të fliste për buxhetin, Rama iu drejtua të gjithë drejtuesve dhe punonjësve të bashkisë së Tiranës duke u thënë që të bëjnë sa më mirë të munden detyrën e tyre, që puna të shkojë përpara, në këto kushte sipas tij, kur kryebashkiaku është në burg.

“Në një farë mënyre është një ushtrim që ne e bëjmë dhe si rezultat i një situate që e dini mirë dhe që është situatë disi e imponuar nga rrethana që nuk varet prej nesh, por është domosdoshme që secili të bëjë atë që duhet që gjërat në Bashkinë e Tiranës të shkojnë sa më mirë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëgjesat publike për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë. Ai e bëri të qartë përpara pensionistëve se rritja e pensioneve dhe shpërblimi i fundvitit janë dy gjëra të ndryshme.

“Është thënë që vitin e ardhshëm që ne do të shpërndajmë në muaj bonusin e vitit të ri. Kjo është e pavërtetë. Bonusi i fundvitit do të jepet ekzaktësisht sicc është dhënë vitin e shkaur. Duke filluar nga fillimi i muajit dhjetor është një bonus që i shkon pensionistëve për festat e fundvitit. Vitin e ardhshëm do të fillojmë nga janari që të rrisim mbështetjen për pensionistët, dhe rritja e ccdo janari që vjen do të jetë dyfishi i janarit paraardhës. Pra në janar të 2027 do të jetë dyfishi i 2026, në janar të 2028 trefishi i 2026. Për të arritur atë mbështetje që e kemi bërë publike dhe e kemi deklaruar përgjatë fushatës.”, tha Rama.

Rama foli edhe për “Paqen fiskale”:

“Paqja fiskale, hap i rëndësshëm për sipërmarrjen. E kemi në projektin e ri të buxhetit, çdo kompani ka mundësinë të merret vesh me administratën tatimore për të përcaktuar në mënyrë të ndershme për rritjen e të ardhurave dhe për të rënë dakord për tatimin mbi fitimi. Kështu shmangin kontrollet, vijojnë punën pa ngarkesa të tjera të natyrës burokratike dhe qeveria do të jetë në gjendje të ketë një stabilitet në mbledhjen e të ardhurave. Kjo rrit ekonominë dhe sjell mundësi të investohet më shumë.
Do të rriten dhe investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e me radhë. Projekti i buxhetit, është një projekt që shpreh në të gjithë aktitekturët e tij atë që thash, rritjen e ekonomisë, qendrueshmërinë e saj dhe mundësinë për të shpërndarë më shumë”.