Reperi Meek Mill dhe biznesmeni Michael Rubin janë bashkuar për të mbledhur një fond bursash prej 2 milionë dollarësh për të rinjtë e varfër në Filadelfia, Pensilvani. Artisti i hitit “Dreams and Nightmares” bashkë me Rubin kanë marrë iniciativën për të ndihmuar studentët e familjeve të varfëra, qofshin ata në moshë parashkollore apo në shkollë të mesme.
Burime nga “TMZ” thonë se nga fondet do të përfitojnë gati 1.000 të rinj dhe do të shpërndahen menjëherë në mënyrë që ata të mund të mbulojnë kostot e ndjekjes së shkollave private në qytet, ose të blejnë gjërat e nevojshme për të vazhduar me vitin shkollor 2020-2021 praktikisht gjatë pandemisë.
Vlen për t’u përmendur se Rubin është njeriu i organizimeve për mbledhjen e këtyre fondve. Ai gjithashtu ka ndihmuar personalitete të famshme si Madonna, Drake, Justin Bieber, Shawn Mendes, Leonardo DiCaprio, Chris Evans dhe Snoop Dogg, të cilët dhe këta kanë mbledhur fonde për të ushqyer familjet në nevojë gjatë krizës së COVID-19.
Kujtojmë se Meek Mill para pak vitesh u akuzua penalisht për një akuzë të vjetër. Ai fitoi lirinë e tij në 2018 falë lëvizjes “Free Meek” të udhëhequr nga aleatë dhe miq të shquar si Jay-Z.
Në fillim të këtij viti, Mill lançoi një këngë “Otherside of America” , ku protestuesit dolën në rrugë për të dalë kundër brutalitetit të policisë në prag të vrasjes së George Floyd.