Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Nikël të Fushë-Krujës, mbetet i vdekur një person!

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës. Nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një person, 48-vjeçari Artur Çangu.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me 33-vjeçarin Eduart Ahmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka lënë të vdekur.

Po ashtu raportohet se kufoma e Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës. Viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

LEXO EDHE: Kërcënoi punonjësen me thikë e mori para në një dyqan, pranga 42-vjeçarit në kryeqytet!

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

LEXO EDHE: Me armë e kokainë me vete, kapet në një hotel në Mamurras 42-vjeçari me dy emra!