Celebrities Film & Tv Showbiz

Gjatë premierës së filmit “Cinderella” ja si u shfaqën aktorët!

Filmi më i ri cili pritet të lançohet me datë 3 Shtator, “Cinderella”,  ka zhvilluar premierën e tij në Los Angeles këtë të hënë. Aktorët u shfaqën të gjithë dhe ngjanin shumë bukur me veshjet e tyre. Ajo që dalloi mbi të gjithë ishte këngëtarja dhe aktorja e njohur Camila Cabello. Të gjithë aktorët ishin bërë bashkë për promovimin e këtij filmi që edhe fansat mezi po e presin.

Camila Cabello kishte veshur një fustan me një model shumë të veçantë ku pjesa e sipërme ishte e mbuluar me gurë që vezullonin, pjesa poshtë e fundit përpara ishte e shkurtër prandaj dhe Camila kishte veshur një palë çizme të gjata. Këngëtarja bukuroshe e hitit “Senorita” dukej shumë e lumtur pasi për të është hera e parë që merr pjesë në interpretimin e një roli të tillë. Dhe më parë ajo e kishte quajtur interpretimin e heroinës klasike si ‘rolin e saj të ëndrrave’.

Details: Her jewelry was fit for a princess as she was seen playing up the leaf motif with ornate earrings which fell horizontally and two diamond statement rings

Dhe natyrisht i gjithë kasti i filmit të ardhshëm të “Amazon Prime” ishte i pranishëm duke përfshirë aktorët kryesorë, Nicholas Galitzine i cili luan Prince Robert, James Corden që luan mikun e Hirushes, Idina Menzel që luan njerkën e saj të keqe. Dhe ylli Bill Porter, mishëroi me të vërtetë rolin e Fairy G në veshjet e tij, teksa tundte fustanin bardh e zi me bel të lartë dhe me krahë, që dilnin nga mbrapa.

Group: (L to R) Corden, Menzel, Kay Cannon (the film director), Porter, Cabello

Duke folur për ‘Entertainment Tonight’, Camila-e cila festoi dy vjetorin me partnerin e saj Shawn Mendes, tha se megjithëse ai mund të jetë princi i saj simpatik në jetën reale, do të ishte ‘e çuditshme’ nëse ai do të luante me të.

Do të kishte qenë e çuditshme nëse ai do të luante rolin e princit, sepse ai është i dashuri im. Ai është më i miri dhe unë mendoj se ne jemi vërtet mbështetës të njëri-tjetrit.

Kujtojmë se filmi do të lançohet në platformën e ‘Prime Video’ dhe se pritet të jetë një sukses i vërtetë. Ky nuk është i vetmi film që pritet të lançohet këtë shtator. Shtatori pritet të jetë një muaj suksesi.