Celebrities Showbiz

Çfarë të ketë ndodhur?! Luiz Ejlli ‘zhduket’ sërish nga Instagrami!

Luiz Ejlli vazhdon të jetë një ndër personazhet më të përfolur momentalisht, që nga hyrja e tij në “Big Brother VIP” e deri më tani. Ai ishte mjaft i komentuar si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë, ku duhet thënë se i ka trazuar mjaft ujrat. E një nga shumë situatat e përfolura ka qenë dhe Instagrami i tij, që ka përfshirë shumë njerëz të afërt me të dhe jo vetëm.

Pak para se të përfundonte ky edicion i “BBV”, Kiara Tito, partnerja e tij, vendosi që të ‘përvishte mëngët’ dhe të merrte nën kontroll rrjetet sociale të të dashurit të saj. Këtu përshihej hapja e një llogarie në Instagram në emrin e tij, e vetmja faqe zyrtare. Pas daljes nga shtëpia dhe triumfit të tij, Luiz Ejlli e mori vetë nën menaxhim rrjetin social dhe duke qenë herë pas here aktiv me postime të shumta.

Por diçka e papritur ka ndodhur së fundmi. Gjatë orëve të para të mëngjesit, profili i Luiz Ejllit është zhdukur sërish nga Instagrami. As Kiara dhe asnjë person tjetër nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë gjë dhe arsyet ende nuk dihen. Na mbetet të presim një reagim për të zbuluar si qëndron e vërteta.