Celebrities Showbiz

Chris Brown uron ish-partneren e tij Rihanna pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë!

Chris Brown ka uruar ish të dashurën e tij, Rihanna pasi këngëtarja solli në jetë fëmijën e parë të saj me reperin ASAP Rocky. Ai bëri një postim në InstaStory në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi:

Urime!

Reperi e shoqëroi urimin me tre emoji, një zemër të kuqe, një grua shtatzënë dhe duar që luten. Nga ana tjetër Rihanna nuk ka reaguar ende për lindjen e djalit të saj dhe nuk është zbuluar emri i tij.

Rihanna zbuloi se po bëhet nënë në muajin janar, gati dy vjet pasi miqësia e saj dhe 33-vjeçarit Rocky mori një kthesë romantike. Çifti filloi të takohej në mes të pandemisë së COVID-19, tha krijuesja e “Fenty Beauty” për “Vogue” në muajin prill. Para romancës së tyre, Rihanna ishte në lidhje me Hassan Jameel nga viti 2017 deri në 2020.

Rihanna më parë ishte në lidhje romantike edhe me Drake, Travis Scott dhe Lewis Hamilton, por lidhja më famëkeqe ishte me Brown. Ish-çifti filloi lidhjen e tyre në vitin 2007, duke u ndarë dy vite më vonë kur aktori sulmoi fizikisht Rihanna-n.

Brown u deklarua fajtor për sulm të rëndë dhe u dënua me pesë vite lirim me kusht. Kur ata u pajtuan në vitin 2012 , duke i dhënë një tjetër mundësi lidhjes së tyre për një vit tjetër, Rihanna e quajti zgjedhjen “gabimin” e saj për të bërë në një intervistë në janar të 2013. Ajo tha për “Rolling Stone” në atë kohë se:

Vendosa se ishte më e rëndësishme për mua të jem e lumtur. Nuk do të lejoja që opinioni i askujt të pengonte këtë… Pasi u mundova për kaq shumë vite, duke qenë e zemëruar, unë do të preferoja thjesht të jetoja të vërtetën time.

Në dokumentarin e Chris Brown të ​​vitit 2017, “Welcome to My Life”, ai tha se Rihanna “nuk i besoi” atij më asnjëherë pas sulmit. Nga ana tjetër, Brown është baba i tre fëmijëve, vajzën Royalty shtatëvjeçare me Nia Guzman, djalin dyvjeçar Aeko Catori me Ammika Harris dhe vajzën katërmuajshe, Lovely Symphani me Diamond Brown.