Celebrities Gossip Showbiz

Dikur ishin në një trekëndësh dashurie, tani janë shoqe/Olivia Rodrigo dhe Sabrina Carpenter takohen në “Met Gala”!

Olivia Rodrigo dhe Sabrina Carpenter mund t’i lënë mënjanë zënkat e tyre dhe mund të jenë pajtuar. Në eventin madhështor të modës “Met Gala” të së hënës në Nju Jork, Rodrigo, 19 vjeç dhe Carpenter, 22 vjeç, rastësisht janë fotografuar nga Vogue duke biseduar me njëra-tjetrën. E gjitha kjo ka bërë fansat të dyshojnë pas trekëndësit të dashurisë së supozuar  para një viti me Joshua Bassett.

Ish-yjet e “Disney”-t nuk kanë komunikuar me njëra-tjetrën që nga lançimi i këngës “drivers license” të Rodrigos në janar të vitit 2021, që besohet nga fansat se ka të bëjë me trekëndëshin e saj të dashurisë me Carpenter me Bassett. Dhe megjithëse Rodrigo nuk e ka konfirmuar kurrë se tema e baladës së saj ka lidhje me këtë gjë, thashethemet kanë vazhduar prej kohësh se ajo e kishte shkruar për Bassett. Carpenter më vonë me sa duket ndau anën e saj të historisë me publikimin e këngës së saj “Skin”, e cila u mbështet dhe u përkrah nga Bassett. Në atë kohë, PEOPLE mësoi se Carpenter donte që të pasqyronte forcën që mund të gjendet në momente të vështira.

Gjatë filmit të Rodrigos në Disney për krijimin e albumit të saj debutues, i cili u publikua në mars, megjithatë, ajo zbuloi se ishte në mëdyshje të publikonte “deja vu”, këngën pasuese të “driver license”, sepse nuk donte që fjalët e saj të keqinterpretoheshin. Theksojmë gjithashtu se Bassett ka treguar në një intervistë për GQ se ai nuk ka komunikuar më me Olivian q pas publikimit të këngës, edhe pse ka tentuar disa herë. Nuk dihet nëse ata të tre tani mund të kenë lënë pas çdo gjë dhe të jenë miq, por Olivia dhe Sabrina mesa duket janë pajtuar.