Celebrities Showbiz

“Dukesh kaq e bukur”, komplimenti i Daniel Craig për Dukeshën e Kembrixhit në premierën e “No Time To Die”!

Aktori i famshëm Daniel Craig, i njohur në rolin e tj si James Bond, komplimentoi Kate Middleton për paraqitjen e saj në premierën botërore të filmit të tij të fundit, “No Time To Die”. Aktori, i cili u tërhoq nga roli i famshëm, i tha Dukeshës se duket kaq e bukur, kur e pa të veshur me një fustan të gjatë prej ari, të krijuar nga stilistja Jenny Packham.

Premiera u mbajt në  “Royal Albert Hall” në qytetin e Londrës, këtë të martë. Kate ishte e shoqëruar me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe bashkëshortin e saj Princin William, i cili kishte vendosur të vishte një kostum të zi që e tregonte mjaft elegant.

Ndër të tjerë që ju bashkuan familjes mbretërore, ishin aktori amerikan Rami Malek, fitues i çmimit “Oscar” dhe skenaristja e njohur Phoebe Waller-Bridge. Aktorja britanike Lashana Lynch është emëruar si agjentja e parë me ngjyrë, në filmin “No Time To Die” në rolin e saj si Naomi e cila kthehet si vajza e Bond, pas paraqitjes së saj në filmin “Spectre” në vitin 2015.

Filmi, i cili do të jetë dalja përfundimtare e Craig si agjenti 007, ishte planifikuar për t’u lançuar  që në muajin prill të vitit 2020, por u shty pasi nisi vala e parë e COVID-19. Me industrinë e kinemasë në rënie, filmi i shumëpritur, i cili do të dalë në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar të enjten, pritet të lajmërojë një kthim të madh të shikuesve të filmit.

Rikujtojmë se, James Bond i ri do të jetë një personazh mashkull. Producentja e “No Time To Die” Barbara Broccoli është shprehur se një grua nuk do ta portretizojë rolin e James dhe se ajo nuk do ta diskutojë zëvendësimin e Daniel Craig deri në vitin 2022.

Gjithashtu, vlen të theksojmë se Princeshë Diana frymëzon edhe sot e kësaj dite me stilin e pakrahasueshëm të saj. Së fundmi ka qenë përsëri Dukesha e Kembrixh-it, e cila padyshim shkëlqeu mbrëmjen e djeshme. Stilistja e saj Jenny Packham është frymëzuar nga Princeshë Diana për të sjellë fustanin magjik, me të cilën dukesha arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.