Celebrities Gossip Music Showbiz

Këngëtarja që fiton më shumë se 13 milionë dollarë në natë gjatë turneut…

Këngëtarja e njohur Taylor Swift u fut së fundmi në listën vjetore të Forbes të artistëve me fitimet më të larta. Pas publikimit të albumit të saj të dhjetë në studio, “Midnights”, Swift u bë artistja e parë në histori që fitoi dhjetë vendet e para në listën e këngëve të Billboard Hot 100. Ikona e popit shënoi pjesën më të madhe të fitimeve të saj prej 92 milionë dollarësh nga muzika që ajo kishte nxjerrë në vitet e kaluara.

Ndërkaq, turnei i këngëtares amerikane fiton më shumë se 13 milionë dollarë në natë dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë koncerti me fitimet më të larta në historinë e muzikës. Shumica e parave shkojnë për shpenzimet e organizatës. Sipas Polstar, gjatë 22 ditëve të turneut artistja fitoi 300 milionë dollarë.

Pollstar vlerëson se të ardhurat totale nga turneu mund të arrijnë në 1.3 miliardë dollarë. Mesatarja e biletës së koncertit të Taylor Swift kushton 254 dollarë. Përpara vitit 2018, pothuajse çdo biletë kushtonte midis 75 dhe 130 dollarë. Fansat e Taylor Swift gjithnjë bëjnë përpjekje ekstreme për t’u siguruar që të mos humbasin asnjë minutë nga koncerti i këngëtares së tyre të preferuar.

Përmes një postimi në TikTok, disa nga fansat, treguan se do të vendosnin pelena për të rritur në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata në tualetet që zakonisht vihen në distanca të largëta në evente të këtyre përmasave. Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa reagimet për këtë situatë ishin nga më të ndryshmet.