Celebrities Music Showbiz

Veshin pelena për të mos humbur asnjë moment, çmenduritë që bëjnë fansat e Taylor Swift në koncertet e saj!

Fansat e Taylor Swift janë duke bërë përpjekje ekstreme për t’u siguruar që të mos humbasin asnjë minutë nga koncerti i këngëtares së tyre të preferuar, e cila shumë shpejt pritet të nisë turin e saj më të fundit. Përmes një postimi në TikTok, disa nga fansat, që kanë prerë bileta, tregojnë se do të vendosin pelena për të rritur në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata në tualetet që zakonisht vihen në distanca të largëta në evente të këtyre përmasave. Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa reagimet për këtë situatë ishin nga më të ndryshmet.

@therealkatherine

hit me up for the adult diaper plug 😂😂 #erastour #taylorswift #taylornation @taylorswift @taylornation #houstontaylorswift #erastourhouston

♬ original sound – katherine

Turneu “Eras” i Taylor Swift duhet të jetë një natë për t’u mbajtur mend, që përfshin 52 data, 20 stadiume, 10 albume dhe 44 këngë, secila shfaqje zgjat më shumë se tre orë. Por fansat e shumtë po përjetojnë shenja amnezie pas pjesëmarrjes në koncert. Një pjesëmarrëse tha për Time Magazine:

Amnezia pas koncerteve është e vërtetë.

Tocatlian, nga Nju Jorku, shkoi për të parë Swift, 33, në Gillette Stadium në Massachusetts, por ajo kishte kaluar kaq shumë kohë duke ëndërruar se si do të ishte ta shihje këngëtaren personalisht, ajo më vonë pretendoi se nuk mund ta kuptonte se çfarë ishte realiteti.

Rikujtojmë se, një fanse e çmendur pas këngëtares Taylor Swift ka nxjerrë në shitje një shishe me ujë shiu, që e ka mbledhur në koncertin e yllit amerikan në Massachusetts. Çmimi që fansja i ka vendosur ujit tw shiut do të kushtojë 250 dollarë, për të gjithë ata që duan ta blejnë. Një foto u shpërnda në llogarinë e Instagram të “Only In Boston” që tregon listën e shisheve me ujë që kanë dalë në shitje.