Design Lifestyle

Kukullat Barbie që u ‘frymëzuan’ nga të famshmit tanë të preferuar!

Kukullat Barbie janë pjesë e kujtimeve të fëmijërisë për shumë prej nesh dhe me kalimin e kohës, shumë prej tyre janë krijuar përtej imagjinatës sonë. Nga kukullat që përfaqësojnë profesione të ndryshme e deri te ato të modeluara sipas njerëzve të famshëm, prodhuesit dhe dizajnerët bëjnë kukulla gjithnjë e më të bukura dhe duket se një Barbie mund të jetë me të vërtetë kushdo. ‘Bright Side’ zgjodhi 10 kukulla Barbie që ishin bërë për t’u dukur si njerëz të famshëm. Njihuni me to:

1.Mbreterësha Elizabetë

2.Duka dhe Dukesha e Kembrixhit

3.Mbretëresha Letizia e Spanjës

4.Jennifer Lopez

5.Vajza me një vath perle nga Johannes Vermeer

6.Mona Lisa nga Leonardo da Vinci

7.Marie Antoinette

8.Grace Kelly në ditën e saj të dasmës

9.Grace Kelly në filmin ‘Rear Window’

10.Penélope Cruz në filmin ‘Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides’

11.Marilyn Monroe në filmin ‘The Seven Year Itch’

Së fundmi, rikujtojmë se “Barbie” ka lançuar koleksionin e saj të fundit me disa kukulla të reja duke përfshirë edhe Barbie-n e parë më aparat dëgjimi pas veshit, një kukull me një këmbë protetike, një kukull Ken me vitiligo, etj. Kukulla me aparat dëgjimi ka marrë një vëmendje të madhe nga të gjithë. Kukulla e re Barbie me aparat dëgjimi u krijua për të pasqyruar njerëzit me aftësi të kufizuara si humbja e dëgjimit dhe për të portretizuar me saktësi aparatet e dëgjimit. 

Së fundmi gjithashtu ‘Barbie’ ka nderuar edhe biznesmenen dhe stilisten ikonike Vera Wang në një mënyrë tejet të veçantë. Prodhuesi i lodrave ka nxjerrë një kukull të re që reflekton imazhin e Wang, e cila është pjesë e koleksionit të saj Tribute, i cili përmban një sërë grash frymëzuese që po i japin formë kulturës.

Ndërkaq ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte Neda Balluku. Në studio u diskutua në lidhje me një prej fenomeneve që po dëgjojmë së fundmi kudo dhe që e gjitha ka ardhur si pasojë e një debati të gjatë sa i takon ndryshimit të kukullës klasike Barbie që shumë prej nesh kanë luajtur kur kanë qenë të vegjël.