Celebrities Gossip Showbiz

Lum Marina për burrin që ka, moderatorja sapo na shfaqi një dimension tjetër të Getoarit!

Marina Vjollca është një ndër prezantueset më të pëlqyera të publikut tanimë prej vitesh. Me datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, bukuroshja dhe partneri i saj, Getoar Selimi u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar). Marina u shfaq në ekran deri ditët e fundit të shtatzënisë dhe u rikthye menjëherë pas lindjes duke mos lënë pas pasionin e saj për televizionin.

Ndërkaq, shpeshherë Marina ka treguar se pasioni i Getoarit është gatimi. Reperin nuk e kishim parë ndonjëherë duke gatuar. Në videon e postuar në Instastory, Marina na ka treguar si rrallëherë bashkëshortin e saj i cili shfaqet me një thikë të madhe në dorë duke prerë mishin. Marina nuk ngurron fare t’i bëjë një video ku qesh dhe e thërret duke e quajtur “kasap”. Anash videos, Vjollca shkruan se:

Mungonte kasapi.

Rikujtojmë, se së fundmi në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, Marina ishte së bashku me motrën e saj, Luanën, për të treguar gjithë karrierën e tyre në Top Channel ndër vite që nga fillimet. Megjithatë jo vetëm kaq. Një temë që nuk mund të lihej pa u diskutuar ishte dhe mëmësia, tani që Marina është bërë nënë e Marget. Moderatorja është treguar gjithnjë e rezervuar dhe nuk e ka zbuluar kurrë portretin e vajzës së saj në rrjete sociale.